Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I riu shqiptar mban 1 kg heroinë në burg, i dhuron policisë motrën dhe shoqen
English

I riu shqiptar mban 1 kg heroinë në burg, "i dhuron" policisë motrën dhe shoqen

Patra, 17 Janar NOA - Një 24 vjeçar shqiptar i cili u arrestua nga policia greke nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit në Itali, u zbulua se prej një jave mbante në qelinë ku ishte strehuar, një sasi heroine e cila i kishte shpëtuar syve policorë jo vetëm gjatë arrestimit por edhe në kontrollin procedurë në mjediset e paraburgimit, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja që ka bërë bujë duke u pasqyruar sot gjerësisht në mediat greke, ka për protagonist një të ri shqiptar, 24 vjeç, i cili para një jave ishte arrestuar nga policia kufitare në Patra, në momentet kur ai tentonte me një anije pasagjerësh të shkonte në Itali nëpërmjet portit grek.

Gjatë marrjes në pyetje dhe shoqërimit, u provua se i riu shqiptar që synonte Italinë, i kishte të falsifikuara dokumentet e tij.

Dhe ndërsa qëndronte në qeli, askush deri dje, nuk e dinte se ai fshihte plot një kilogram e 55 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Droga e fortë ishte fshehur në një kuti pijesh dhuratë e mbështjellë në brendësi me letër alumin, të cilën punonjësit e sigurisë ia kishin lejuar të riut ta mbante në mjediset e paraburgimit.

Kutia u hap dhe droga u zbulua vetëm kur i riu kërkoi që ajo të mos mbahej në rajonin policor por t'i dorëzohej të motrës. Kjo e fundit, u paraqit bashkë me një shoqe gjithashtu shqiptare dhe një shtetas grek, për të marrë "dhuratën'.

Por para se kutia dhuratë t'i dorëzohej për ta tërhequr, asaj iu bë dhe një kontroll tjetër, konform procedurës rutinë të hyrje-daljes së mallit nga mjediset e sigurisë dhe aty u zbulua se bartte drogë.

Policia tha se arrestoi dhe motrën e shqiptarit, shoqen e saj dhe të riun grek, të cilët që të gjithë, iu bashkuan atij në paraburgim.

Kështu historia përfundoi me dy arreste të tjera, por policia tha se nuk do të mjaftohet me kaq. Ajo ka ndërmarrë pezullimin nga puna të disa punonjësve të kufirit në Portin e Patrës si dhe në rajonin lokal policor, për të hetuar si droga arriti të qëndronte një javë brenda ambienteve të paraburgimit, pa u zbuluar.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE