Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Sot në Kuvend debat për përmbytjet, bojkoti i PS-së është gabim i rëndë
English

Berisha: Sot në Kuvend debat për përmbytjet, bojkoti i PS-së është gabim i rëndë

Tiranë, 18 janar NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka uruar sot që deputetët e opozitës të reflektojnë dhe këto pak orë që kanë mbetur për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme Parlamentare që do të zhvillohet sot pasdite.

Gjatë fjalës së tij mesditën e sotme në mbledhjen e Grupit të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se opozita duhet të marrë pjesë në debatin për përmbytjen e Shkodrës dhe rrethinat e saj.

"Përmbytja dhe masat e emergjencës të marra nga qeveria do të jenë sot objekti i një debati të gjerë Parlamentar. Seanca u thirr me kërkesë të opozitës të cilën unë personalisht e vlerësova si një e drejtë e përgjegjësi e saj.

Mbi bazën e kësaj kërkese Kryesia e Parlamentit vendosi në ndryshim nga programi të thërrasë seancën e jashtëzakonshme të debatit për gjendjen në Shkodër" tha kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.

Por sipas kreut të qeverisë me një vendim zhgënjyes politik ata që kërkuan të thirret seanca e jashtëzakonshme nuk u lejuan dhe nuk lejohen të marrin pjesë në debatin për një fatkeqësi madhore natyrore.

"Mendoj se ky është një gabim shumë i rëndë sepse manipulimi me fatkeqësitë me forcat madhore natyrore është politike më e gabuar dhe më e zhveshur nga çdo lloj morali.

Sidoqoftë uroj që këto orë që kanë mbetur nga seanca të jenë orë reflektimi në interesin më të mirë të forcës politike që kërkoi seancën por edhe në interesin e shoqërive të vendit që opozita të marrë vendin që i takon në parlament. Për të gjithë problematikën e krijuar nga fatkeqësia natyrore në Shkodër ne do të diskutojmë gjerësisht sot në seancën parlamentare" tha më tej kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE