Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy shqiptarë në redaksinë e re për Enciklopedinë maqedonase
English

Dy shqiptarë në redaksinë e re për "Enciklopedinë" maqedonase

Shkup, 18 janar, NOA - Gjatë kësaj jave do të bëhet zgjedhja e redaksisë së re për hartimin e "Enciklopedisë" së re nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM). Kjo është bërë e ditur nga anëtari i ASHAM, Alajdin Abazi, rektori aktual i UEJL-së në Tetovë, i cili është anëtar i rregullt dhe i brendshëm i ASHAM. "Gjatë kësaj jave do të emërohet redaksia e re dhe planifikohet përfaqësim dinjitoz i shkencëtarëve shqiptarë. Deri tani jemi vonuar për shkak se kemi ndryshuar rregulloren, e cila mundëson që në kuadër të redaksisë të kyçen edhe anëtarë të jashtëm, apo profesorë universitar", ka theksuar Abazi.

Këshilli i ri redaktues do të përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve dy do të jenë shkencëtarë shqiptarë, ku nuk e përjashton veten edhe rektori Abazi, si anëtarë i brendshëm i Akademisë.

Ndërsa si anëtar tjetër i redaksisë pritet të zgjidhet një akademiku Ali Aliu, i cili është anëtar i jashtëm, mirëpo me ndryshimin e rregullores ai mund të zgjidhet tani si anëtarë i redaksisë së re.

Në redaksinë e re janë paraparë që të zgjidhen pesë anëtarë të brendshëm dhe katër anëtarë të jashtëm. Pesë njësitë e ASHAM do të propozojnë kandidatët dhe nuk përjashtohet që në mesin e tyre të jetë edhe akademiku Ali Aliu.

Pavarësisht nga kjo, ndër propozimet e fundit të këshillit të ASHAM është kërkuar edhe formimi i Qendrës Albanologjike për Kultivimin e vlerave dhe aspekteve shkencore gjuhësore, kulturore dhe sferave të tjera të shqiptarëve.

NOA-INA

KOMENTE