Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet edicioni i 32-të i Rally Dakar, fitoret dhe rekordet në makina, kamionë dhe motorë
English

Mbyllet edicioni i 32-të i Rally Dakar, fitoret dhe rekordet në makina, kamionë dhe motorë

Tiranë, 18 Janar NOA - Është mbyllur edicioni i 32-të i Rally Dakar, duke korrur një sërë fitoresh dhe thyer shumë rekorde në kategoritë e kamionëve, motorëve dhe makinave.

Kategoria e kamionëve: Një fitore dhe shumë rekorde për chagin!

Me një kohë prej 55h04'47, rusi Vladimir Chagin i (Kamaz) fiton Dakar 2010 në kategorinë e kamionëve, 1h13'08 përpara shokut të tij të ekipit, Firdaus Kabirov (Kamaz) dhe 10h43'20 përpara holandezit Marcel Van Vliet (Ginaf)...

"Tsar" realizon fitoren e gjashtë në Dakar, pas fitoreve në edicionet e 2000, 2002, 2003, 2004 dhe 2006.

Si qershia mi tortë Additional cherry on the cake, me 9 fitore gjatë etapave këtë vit, Chagin shpallet mbajtësi i rekordit për sa i përket etapave në Dakar, me një total prej 56 fitoresh, një më shumë se piloti francez Stéphane Peterhansel.

Gjithashtu, kjo fitore e Chagin është gjithashtu fitorja e 9-të për Kamaz në Dakar, një tjetër rekord; skuadra nga Tatarstan ka fituar të gjitha etapat speciale të këtij edicioni të 32-të.

Kategoria e motorëve: Cyril despres fiton Dakar Rally 2010!

Fituesi i dy etapave speciale në edicionin e 32-të dhe kryesuesi në renditjen e përgjithshme që nga etapa e 3-të, francezi Cyril Despres (KTM) është fituesi i Dakar 2010 me 1h02'52 përpara pilotit norvegjez, Pal Anders Ullevalseter (KTM) dhe 1h09'48 përpara pilotit nga Kili, Francisco "Chaleco" Lopez Contardo (Aprilia).

Për pilotin rezident në Andorra, kjo është fitorja e tretë, pas dy fitoreve të tjera në 2005 dhe 2007, duke i dhënë mundësinë KTM të bashkohet me Yamaha për nga numri i fitoreve të arritura, me 9 fitore për secilën!

Kategoria e makinave: Carlos Sainz fiton Dakar Rally 2010!

Dy herë kampion në Kampionatin Botëror të Rally (WRC) në 90 dhe 92, piloti spanjoll Carlos Sainz (VW) fiton garën më prestigjioze të rally.

Kryesues në renditjen e përgjithshme që nga etapa e 5-të dhe fitues i dy etapave në edicionin e 32-të, Carlos Sainz, fiton me 47h10'00, vetëm 2'12 përpara shokut të tij të skuadrës Naseer Al-Attiyah (VW) dhe 32'51 përpara shokut tjetër të ekipit pilotit amerikan Mark Miller (VW).

Pra kjo është një fitore e trefishtë për Volkswagen, duke marrë titullin e tretë në Dakar, pas fitoreve në 1980 dhe 2009...

Kategoria e motorëve!

1. Cyril Despres / FRA, KTM

2. Pal anders Ullevalseter / NOR, KTM

3. Chaleco Lopez / CHL, Aprilia

4. Helder Rodrigues / POR, Yamaha

5. David Fretigne / FRA, Yamaha

Kategoria e makinave!

1. Sainz / Cruz (ESP/ESP), VW

2. Al-Attiyah / Gottschalk (QAT/GER), VW

3. Miller / Pitchford (USA/RSA), VW

4. Peterhansel / Cottret (FRA/FRA), BMW

5. Chicherit / Thoerner (FRA/SWE), BMW

Kategoria e kamionëve!

1. Chagin/Savostin/Nikolaev (RUS), KAMAZ

2. Kabirov/Belyaev/Mokeev (RUS), KAMAZ

3. Van Vliet/Vaanholt/Van Veenendaal (NLD), GINAF

4. Macik/Kalina/Bervic (CZE), LIAZ

5. Mardeev/Mizyukaev/Karginov (RUS), KAMAZ -

Më shumë foto, te Galeria

KOMENTE