English

Menaxheri më i mirë i vitit, gjashtë oferta për Guardiolan

Madrid, 18 janar, NOA - Janë plot gjashtë klube sportive të cilat interesojen për agjentin e trajnerit të ekipit të Barcelonës, Pep Guardiola. Momentalisht, ai ka deklaruar se ka gjashtë oferta të cilat i janë ofruar, ku duhet të zgjedhë njërën prej tyre për të ecur përpara.

Ndërkaq, Guardiolës i përfundon kontrata në muajin qershor dhe ende nuk ka negociata serioze me Barcelonën për marrëveshjen e tij të re.

Por agjenti i tij, Josep Maria Orobitg ka pohuar se për Guardiolan janë pranuar plot gjashtë oferta nga klube të interesuara rreth tij.

n.e/NOA

KOMENTE