Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në panairin e turizmit 2010 në Ohër, 25 agjentë turistikë
English

Në panairin e turizmit 2010 në Ohër, 25 agjentë turistikë

Ohër, 18 janar, NOA - Në panairin e tretë me radhë të turizmit 2010 në Ohër, me pjesëmarrjen e 25 tur-operatorëve nga Shqipëria, Turqia, Bullaria, Izraeli, Bullgaria, Kosova, Serbia, Italia, Hungaria, Mali i Zi, u prezantua oferta turistike për sezonin e vitit në vijim-2010. Sipas fjalëve të Zoran Strezovski, drejtor i Agjencisë për zhvillimin e turizmit në Maqedoni, të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair, janë interesuar për subvencionimet e shtetit dhe të organizmave turistik në turizëm, që është risi në Maqedoni dhe që është shpresëdhënëse që do të influencojë pozitivisht në aspektin e zhvillimit të turizmit.

Tur-operatorët izraelitë, lidhur me vizitat e shumta të grupeve të turistëve nga ky vend, kanë vërejtur se Maqedonia bën përpjekje maksimale për të sjellë sa më shumë turistë të huaj e sidomos nga Izraeli. Mirëpo, disa tur-operatorë të huaj, janë ankuar për mangësitë që vërehen në fushën e turizmit në Maqedoni. Shembull konkret është shprehur nga turoperatorët izraelit, të cilët kanë potencuar se "është e vërtetë se në Maqedoni ka se çfarë të shihet e të vizitohet, por ama, ka edhe çështje që duhet urgejntisht të mënjanohen dhe të rregullohen, sepse asnjëherë nuk mund të llogaritet se Maqedonia do të vizitohet masovikisht", kanë pohuar tur-operatorët.

Sido që të jetë, ekspertët e turizmit vlerësojnë se Maqedonia, vite me radhë po ballafaqohet me një krizë të theksuar turistike.

Në kuadër të këtij panairi, edhe komuna e Strugës, udhëhequr nga kryetari i komunës Ramiz Merko, si dhe hotelierët strugan, kanë prezantuar ofertën turistike për vitin 2010.

Gjatë ditëve të panairit të turizmit, është paraparë të mbahet edhe një forum turistik, në të cilin do të debatohet për pozitën e turizmit në Maqedoni dhe oferta ndërkombëtare turistike. Ky panair, organizohet nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit dhe Ministrisë së ekonomisë së RM-së.

NOA-INA

KOMENTE