English

Pranga 14-vjeçarit, vidhte dyqane

Tiranë, 18 janar NOA - Një 14-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhjen e disa dyqaneve.

Dy ditë më parë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kryen arrestimi në flagrancë të 14-vjeçari S.T, lindur në fshatin Manzë Durrës.

Sipas policisë arrestimi i të miturit u krye pasi dyshohet se më datë 15 janar 2010, se ka vjedhur me thyerje biletarinë e stacionit të trenit Rrogozhinë. Më datë 14 janar 2010, gjatë orëve të natës dyshohet se ka realizuar vjedhjen me thyerje të dyqanit ushqimor e ndodhur në Rrogozhinë dhe po në të njëjtën datë gjatë orëve të natës dyshohet se ka realizuar vjedhjen me thyerje të dyqanit ushqimor e ndodhur në Rrogozhinë Kavajë në pronësi të një shtetasi. Gjithashtu në sajë të një pune hetimore u bë i mundur dokumentimi i vjedhjes me thyerje të xhamisë së qytetit të Rrogozhinës, vjedhje e ndodhur më datë 08 dhe 09 janar 2010 për të cilën dyshohet se është kryer nga i mituri.

k.k/NOA

KOMENTE