Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Promovohet libri Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental
English

Promovohet libri "Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental"

Tiranë, 18 janar NOA - Është promovua në mjediset e librari-kafesë "E Për7shme", libri "Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental", i autorit Edvin Cami.

Ky punim hedh dritë mbi një përmasë të veçantë të veprës së poetit gjerman J. V. fon Gëte, që është interesi dhe qëndrimi i tij tejet pozitiv ndaj Orientit dhe Islamit.

Një qëndrim i tillë gjen shprehje veçanërisht në veprën "Divani perëndimor-lindor", që është vlerësuar nga disa studiues si epopeja më e rëndësishme lirike e shkruar prej poetit të famshëm gjerman.

Në veprimtarinë e organizuar nën shoqërinë e muzikës klasike dhe të asaj mistike orientale, si dhe të recitimit të poezive të "Divanit perëndimor-lindor", në një atmosferë tërheqëse, u diskutua ideja e shprehur prej Gëtes për zhdukjen e kufijve dhe shtrëngimin e duarve mes qytetërimeve e kulturave perëndimore e orientale në frymëzimin e respektit të ndërsjellë dhe vlerave të përçuara nga besimet monoteiste në përgjithësi dhe nga Islami në veçanti.

Ky botim i qendrës për studime letrare "Pika pa Sipërfaqe" vjen në sfondin e debateve jo pak të ndezura që prej kohësh zënë rendin e ditës në Shqipëri e më gjerë mbi çështje si përplasjet e qytetërimeve, rreziqet e shfrytëzimit të besimit fetar për qëllime terrori, sfida e identiteteve etj.

a.k/NOA

KOMENTE