Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrëmben një vajzë dhe e masakron me shkop, autori: Më fyeu dhe i dhashë një mësim
English

Rrëmben një vajzë dhe e masakron me shkop, autori: Më fyeu dhe i dhashë një mësim

Durrës, 18 janar NOA - Një sherr për motive të dobëta i ka kushtuar shtrenjtë një 19-vjeçareje e cila është rrëmbyer dhe më pas është dhunuar me shkop.

Ngjarja ndodhi dje në Durrës kur Leonard Kertusha, 32-vjeçe lindur e banues në lagjen Nr. 8 Durrës, ka marrë me forcë në autoveturën e tij tip-Benz me targa DR 9935 B një 19-vjeçare ku e ka çuar në fshatin Arapaj të Komunës Rrazhbull Durrës.

32-vjeçari e ka ndaluar makinën e tij në një zonë të pabanuar të fshatit Arapaj dhe më pas ka nxjerrë nga makinë 19-vjeçaren nga Durrësit të cilën e ka goditur me shkop në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar plagë.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen kreu veprimet e para hetimore dhe nisi hetimet për kapjen e autorit të dyshuar gjë e cila u bë e mundur gjatë orëve të vona të natës.

Në dëshminë e tij dhënë në polici, Kertusha ka deklaruar se kishte pasur një sherr me vajzën 19-vjeçare të cilën e kishte dhe në lagje.

Ajo e kish fyer dhe për këtë qëllim, 32-vjeçari vendosi t'i japë një mësim duke e rrëmbyer.

Burime nga policia thanë se ndaj Kertushës u mor masa e arrestit për veprën penale të "heqjes së paligjshme të lirisë shoqëruar me dhunë fizike".

k.k/NOA

KOMENTE