English

Seanca e jashtëzakonshme, Topalli: Shkodra do bëhet më e bukur se ç'ishte

Tiranë, 18 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka mbajtur fjalën e saj gjatë seancës Parlamentare të jashtëzakonshme për përmbytjet në Shkodër, ku deklaroi se Shkodra nuk u braktis pasi shteti dhe qytetarët nga Tropoja në Sarandë ishin atje.

Topalli tha se për të kapërcyer situatën u zhvillua operacioni më i madh i zhvilluar ndonjëherë.

"Unë kam qëndruar në Shkodër dhe u kam thënë banorëve se i gjithë kombi e ka mendjen te ju", - tha kryeparlamentarja.

Qytetarët nga Saranda në Tropojë iu drejtuan Shkodrës për një mision humanitar dhe unë i falënderoj nga zemra" theksoi Topalli.

Por Kryetarja e Kuvendit nuk la pa përmendur edhe qëndrimin e opozitës që sipas saj, ishin kundër.

"Shqipëria nuk mund të imagjinohet pa Shkodrën por edhe Shkodran nuk mund të imagjinohet pa këto. Ndryshimet klimatike goditën edhe Gjermaninë, Poloninë, etj, por askush nuk tha se ishte marrëzi e shtetit", vleresoi Topalli

Unë ju drejtohem ju deputetë të Partisë Demokratike, vijoi kryetarja e Kuvendit, ta fshijmë nga kujtesa urdhrin e tij drejtuar Këshillit Bashkiak për mosmiratimin e fundit për banorët e dëmtuar.

Kurse komentoi me tej, mbledhjen e Asamblese së PS: "Dje ai në një montazh filmik i tregoi shqiptarëve harkun e Shkodrës së përmbytur", - tha Topalli e cila shtoi se angazhimi i qeverisë është që Shkodra të bëhet më e bukur nga ç'ishte më parë.

k.k/NOA

KOMENTE