English

Angola dhe Algjeria hyjnë në çerekfinalet e Kupës së Afrikës

Angola, 19 janar, NOA - Angola dhe Algjeria janë dy shtetet afrikane të radhës që kanë mundur të kualifikohen për në çerekfinalen e Kupës së Afrikës 2010. Pas rezultatit 0:0 mes këtyre dy skuadrave, Angola me pesë pikë kaloi në vendin e parë në Grupin A në raundin e fundit të ndeshjeve të tetëshes, ndërsa Algjeria në vendin e dytë me katër pikë siguroi kualifikimin, pasi Mali mundi 3:1 Malauin, por fitorja ishte e pavlerë.

Ekip tjetër i kualifikuara për në çerekfinalen e Kupën e Afrikës në futboll, ndeshjet e së cilës po zhvillohen në Angola prej disa ditësh është edhe Bregu i Fildishtë, pas

fitores me rezultatin 3-1 që shënoi kundër ekipit të Ganës.

Duke qenë se Grupi B përbëhet vetëm nga tri përfaqësuese (pas mospjesëmarrjes së

Togos), me këtë fitore Bregu i Fildishtë siguroi kualifikimin.

Ndërkohë, Gana dhe Burkina Faso që kanë nga një pikë, do të kenë përballje të drejtpërdrejtë për një vend në çerekfinale.

n.e/NOA

KOMENTE