Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
DPSHTRR ndëshkon autoshkollën në Korçë, kryente korrupsion me patentat
English

DPSHTRR ndëshkon autoshkollën në Korçë, kryente korrupsion me patentat

Tiranë, 19 janar NOA - Korrupsioni me patentat nga një autoshkollë në Korçë që u zbulua nga emisioni "Fiks Fare" ka sjellë dhe reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor e cila ka marrë menjëherë masat.

"DPSHTRR pasi u vu në dijeni të filmimeve të një ngjarje të shëmtuar dhe korruptive të shfaqur dje në emisionin "Fiks Fare", ku pronari i autoshkollës "Saraci" në qytetin e Korçës i premtonte një shtetaseje marrjen e provimit në mënyrë korruptive, duke shkelur rëndë procedurat ligjore të testimit, ka marrë të gjitha masat ligjore administrative të cilat konsistojnë në Heqjen e licencës të autoshkollës "Saraci" në qytetin e Korçës,shkarkimin e menjëhershëm të punonjësve, Aurel Agolli, Pirro Kacorri dhe Bashkim Myertezai të cilët janë implikuar në këtë ngjarje, pezullimin e përkohshëm të procedurave të testimit në këtë qytet" deklaroi sot DPSHTRR.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje DPSHTRR-ja ka siguruar të gjithë opinionin publik që reagimi do të jetë gjithmonë shumë i ashpër ndaj gjithë atyre që do të përsërisin akte të tilla korruptive.

k.k/NOA

KOMENTE