English

Drejtuesi i automjetit shtyp për vdekje kalimtarin me biçikletë

Elbasan, 19 janar, NOA - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një kalimtari me biçikletë ka ndodhur sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Ngjarja konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave konkretisht ajo ka ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Gjocajve" në Peqin.

Shkaktuesi i tij ka qenë Ruzhdi Kadri Jupa, vjeç 46, me banim në Rrogozhinë, i cili duke drejtuar automjetin e tij me targa të huaja BV 873 FD, ka aksidentuar për vdekje 60-vjeçarin Xhevat Bashalliu, banues në fshatin Gjocaj të Peqinit, i cili po lëvizte me biçikletë në ato momente.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave te ngjarjes, ndërsa ekipi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha provat dhe detajet e saj.

n.e/NOA

KOMENTE