English

Milan, Pato jashtë dhe për 3 javë të tjera

Milano, 19 Janar NOA - Lajme të këqija në ekipin e Milanit dhe për teknikun e saj brazilianin Leonardo. Me sa duket pas kontrollit të stafit mjekësor në Milanelo, mjekët e ekipit thanë se Pato do t'i duhet të qëndrojë dhe tre javë të tjera larg fushave të lojës gjë që do të thotë se braziliani nuk do të marrë pjesë në derbin e së dielës përballë zikaltërve të Interit.

Pato duket se do të jetë i gatshëm për teknikun brazilian, në sfidën e parë të Champions League asaj kundrejt Manchester United.

Krahas Patos një mungesë tjetër e rëndësishme do të jetë dhe Zambrotta, mbrojtësi i krahut i Milanit i cili vazhdon ende të ketë probleme e nuk do të jetë prezent në derbi ku lojtari mund të zëvendësohet nga i riu Abate.

Për tu parë janë, gjendja e Nestës dhe e mesfushorit Claren Seedorf, të cilët mund të rikuperohen plotësisht në supersfidën që i pret kuq e zinjtë në fundjavë e mund të jenë një forcë më shumë për të arritur një fitore të rëndësishme e cila do ti afronte shumë me kryesuesen, Inter.

r.b/NOA

KOMENTE