Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi u takua me senatorin Dik Marty
English

Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi u takua me senatorin Dik Marty

Prishtinë, 19 janar NOA - Në takimin e zhvilluar në mes të ministres së Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe Senatorit Dik Marty, raportues i Këshillit të Evropës për persona të zhdukur, u bisedua për ndihmën që Këshilli i Evropës mund të jap për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se senatori Marty gjatë këtij takimi tha: "Misioni ynë nuk është hetues, kemi ardhur në Kosovë për të shikuar mundësitë, për të ndihmuar që familjarët e personave të zhdukur të informohen për fatin e njerëzve të tyre. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Kosovë në luftën e fundit, ashtu siç e dimë edhe për humbjen e burrit dhe djemve tuaj në këtë luftë, por një nga qëllimet kryesore të Këshillit të Evropës është garantimi i bashkëjetesës në paqe në mes të popujve, pa dallim kombi, feje dhe race".

Në anën tjetër, Ministrja Kelmendi e informoi senatorin Marty për angazhimin e Ministrisë së Drejtësisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur pa dallim të përkatësisë etnike. Ajo më tutje tha se "jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit dhe me institucionet ndërkombëtare që janë të interesuara të ndihmojnë që sa me parë të zbardhet fati i tyre".

Ministrja Kelmendi kërkoi që Serbia të jetë me bashkëpunuese lidhur me zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, që sipas evidencë sonë janë 1882 persona. Ministrja po ashtu e informoi bashkëbiseduesin se së shpejti në Prishtinë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare për të zhdukurit, me qëllim të dhënies së kontributit nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

Hajdin Islami/NOA

KOMENTE