English

PD, Mëhilli: Rama nuk e mashtron dot Shkodrën

Tiranë, 19 janar NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e deputetit të opozitës Ilir Beqja i cili tha se seanca Parlamentare e jashtëzakonshme që u zhvillua një ditë më parë për çështjen e përmbytjeve pati si qëllim vetëm gënjeshtrën dhe se Shkodra nuk u përmbyt nga korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë.

"Edvin Kristaq Rama nxori sot edhe një herë për ta poshtëruar në sytë e qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë si tellall të radhës, Beqen Junior, për të denoncuar seancën Parlamentare të jashtëzakonshme, të thirrur pikërisht me kërkesën e qyqarit të sipërpërmendur.

Ky individ e kërkoi publikisht seancën për të debatuar për Shkodrën, dhe po ai dhe shokët e tij e bojkotuan në zbatim të urdhrit politik të Edvinit" tha Mëhilli.

"Me "tellall-qyqarin" e sotëm Edvini mund të depersonalizojë veten dhe ekipin e tij, por nuk mashtron dot Shkodrën, e cila e pa lakuriq në sallën e Këshillit Bashkiak të Tiranës, tek urdhëronte këshilltarët e tij të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e Kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura" përfundoi zëdhënësja e PD-së.

k.k/NOA

KOMENTE