Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, MB: Banorët po kthehen në banesat e tyre, situata është përmirësuar
English

Përmbytjet, MB: Banorët po kthehen në banesat e tyre, situata është përmirësuar

Tiranë, 19 janar NOA - Ministria e Brendshme ka lëshuar sot në mesditë një deklaratë me anë të së cilës njofton se situata në rrethinat e Shkodrës është përmirësuar dhe banorët kanë filluar të kthehen në banesat e tyre.

"Situata në zonat e prekura nga përmbytja në zonën e Shkodrës është në përmirësim të vazhdueshëm dhe të përditshëm.

Sipërfaqja e tokës së përmbytur në bazë të raportimeve të kryetarëve të njësive vendore dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë sot llogaritet në 5234 ha.

Në disa zona ku uji është larguar banorët janë kthyer në shtëpitë e tyre. Ndërkohë kanë mbetur ende në evakuim 1795 persona. 593 shtëpi janë ende të përmbytura, ndërsa 450 të tjera janë të rrethuara nga uji.

Të gjitha akset rrugore drejt komunave dhe fshatrave të prekura nga përmbytja janë të kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve. Përjashtim bën aksi rrugor drejt fshatit Obot në Komunën Ana e Malit si dhe aksi rrugor drejt Velipojës tek Ura e Gjo Lulit, e cila kalohet vetëm me mjete të rënda" thuhej në deklaratën e ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu mësohet se ka nisur dhe procesi mësimor dhe po vijon normalisht në të gjitha shkollat në zonat e prekura nga përmbytja.

Në të gjithë zonën e prekur nga përmbytja nuk ka rritje të sëmundshmërisë.

Shërbimi shëndetësor ofrohet në të gjitha qendrat shëndetësore.

Ndërkohë po kryhet monitorim intensiv i situatës nga Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe nga ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik. Posaçërisht për ujin e pijshëm janë 22 pika të kontrollit të cilësisë. Vijon gjithashtu edhe dezinfektimi i sistemit të ujësjellës kanalizimeve.

Në bazë të detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile sot vijojnë operacionet për shpërndarjen e ndihmave, kujdesin ndaj banorëve të evakuuar dhe puna për përforcimin e argjinaturave.

Konkretisht gjatë ditës së sotme në të gjithë komunat po dërgohen pako me ndihma dhe mallra të ndryshme ushqimore, ujë të pijshëm dhe koncentrat e bar të thatë për bagëtitë.

Shpërndarje e ndihmave realizohet sipas kërkesave dhe nevojave të paraqitura nga kryetarët e njësive vendore.

Strukturat e Forcave të Armatosura, Bordit të Kullimit dhe Komunës Dajç, vazhdojnë punimet për riparimin dhe mbushjen me thasë rëre të argjinaturës së Dajçit, në pikat e Samrishtit, Darragjatit, Shirqit.

k.k/NOA

KOMENTE