Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policë britanikë takojnë kreun e policisë shqiptare
English

Policë britanikë takojnë kreun e policisë shqiptare

Tiranë, 19 janar NOA - Një delegacion i policisë britanike vizitoi sot Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me qëllim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis dy policive.

Delegacioni i policisë britanike, i kryesuar nga Gary Lindon, u prit në një takim të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku ndër të tjera u evidentua bashkëpunimi që ekziston midis dy policive tona. Po ashtu të pranishmit diskutuan mundësitë dhe rrugët e reja të forcimit dhe konkretizimit të këtij bashkëpunimi, si në fushën e shkëmbimit te informacionit ashtu dhe të eksperiencës policore. Kreu i policisë shqiptare, Burgaj, gjatë këtij takimi dha vlerësimet e tij veçanërisht për ndihmën dhe kontributin e Policisë britanike në asistencën e saj dhënë Policisë së Shtetit. Ndërkohë pjesëmarrësit në takim theksuan edhe gatishmërinë e përbashkët të dy policive për të nënshkruar në të ardhmen një marrëveshje konkrete bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Policisë britanike.

k.k/NOA

KOMENTE