Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet rezoluta e KE: PS të futet menjëherë në Parlament, po pengon integrimin
English

Zbulohet rezoluta e KE: PS të futet menjëherë në Parlament, po pengon integrimin

"Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të ngrejë një komision parlamentar i cili të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009"

Tiranë, 19 Janar NOA - Partia Socialiste duhet t'i japë fund bojkotit dhe kjo duhet të ndodhë brenda kuadrit të afateve ligjore prej gjashtë muajsh duke futur deputetët e saj në Parlament, në të kundërt pengon në mënyrë të drejtpërdrejtë integrimin e Shqipërisë dhe për rrjedhojë shqiptarët.

Është ky thelbi i një projekt-rezolute të Këshillit të Evropës për zhvillimet politike në Shqipëri, i cili pritet më 28 janar të votohet dhe më pas të jepet publikisht për mediat.

Agjencia NOA ka siguruar raportin e plotë në shqip dhe anglisht të cilin mund ta lexojnë abonentët, ose çdo i interesuar, duke dërguar një kërkesë në pr@noa.al.

Projektrezoluta e Grupit Monitorues të Këshillit të Evropës për angazhimet dhe detyrimet demokratike të vendeve anëtare, qartëson se Bojkoti parlamentar i Partisë Socialiste dëmton jo vetëm popullin shqiptar por edhe vetë aspiratat e vendit për integrimin evropian.

Kjo projektrezolutë e cila do të votohet në Asamblenë e Këshillit të Evropës në seancën e 28 janarit, është hartuar nga Jaakko Laakso dhe David Uilshire dhe thekson se të gjitha palët në politikë, duhet të heqin dorë nga retorika nxitëse sepse ajo mund të destabilizojë vendin.

Këshilli i Evropës thekson se dialogu politik duhet të kryhet në Parlament dhe jo jashtë tij madje shton se deputetët e PS, duhet të zënë vendet e tyre në kuvend brenda 6 muajsh, siç parashikon Kushtetuta.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që të ngrejë një komision parlamentar i cili të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009, - thuhet në draft-rezolutën e KE.

Kurse në të njëjtën kohë i bëhet thirrje opozitës që të rikthehet në parlament dhe të bashkëpunojë plotësisht në komisionin hetimor që duhet të ngrejë qeveria shqiptare.

Bojkoti dhe mungesa e dialogut politik, evidenton Grupi i Monitorimit të Këshillit të Evropës dëmton funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri.

Për më tepër, rezoluta ende draft, thotë se bojkoti i opozitës ka dëmtuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Po kështu, thuhet se është e rëndësishme që të theksohet fakti se deputetët duhet të zënë vendet e tyre në kuvend brenda 6 muajsh, siç parashikon Kushtetuta. Në këto kushte, Asambleja e Këshillit të Evropës angazhohet të japë ndihmën e saj në përmirësimin e klimës politike në Shqipëri dhe vendosjen e themeleve të një dialogu politik.

e.r/NOA

KOMENTE