English

Protesta e fermerëve grekë bllokon doganën e Kapshticës, policia: Mos kaloni andej

Kapshticë, 20 janar, NOA - Pika kufitare e Kapshticës do të jetë e bllokuar ditën e sotme nga ora 11:00 deri në orën 13:00.

Një lajmërim i tillë i komunikuar nga pala greke, e cila do të mbyllë sportelet e saj të shërbimit në këtë pikë doganore, është bërë me dijeni edhe nga policia shqiptare.

Kjo e fundit ka rekomanduar përmes një njoftimi publik se të gjithë emigrantët shqiptarë që do të udhëtojnë sot në drejtim të Greqisë duhet të dinë se gjatë tre orëvve të lartpërmendura, kjo pikë doganore do të jetë e bllokuar, prandaj bëjnë mirë ta shmangin atë.

Sipas të dhënave të komunikuara, dogana është bllokuar në anën greke të kufirit për shkak të grevës së fermerëve grekë, të cilët kanë bllokuar rrugë të tëra me mjetet e tyre të punës. Fermerët grekë protestojnë prej ditësh, duke i kërkuar qeverisë që të plotësojnë një sërë kërkesash, veçanërisht atë të mbrojtjes së prodhimit të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE