English

Arrestohet 17-vjeçari, kërcënoi me armë një bashkëmoshatar

Shkodër, 21 janar, NOA - Forcat e policisë së Shkodrës kanë arrestuar një djalë 17-vjeçar me emrin Xhulio K., lindur dhe banues në fshatin Barbullush të Shkodrës pasi pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri pistoletë 16-vjeçarin me inicialet N.F., lindur dhe banues në fshatin Bushat të Shkodrës.

Në momentin e kapjes, Xhulio K. kishte me vete një armë zjarri pistoletë model 54, me një krehër prej 8-fishekësh, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të 17-vjeçarit iu kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit".

n.e/NOA

KOMENTE