English

Huntelaar vendos të largohet nga Milan

Milano, 20 Janar NOA - Lojtari i Milanit Klass Jan Huntelaar kërkon të largohet momentalisht nga ekipi i Milanit.

Duket se lojtari i ka idetë e qarta ku në mediat holandeze ai ka deklaruar: "Dua të largohem në formë huazimi dhe më pas të kthehem sërish tek Milan", - kanë qenë fjalët e sulmuesit.

Ai kërkon një vazhdimësi në aktivizim e tij në fushën e lojës gjë që tek Milani nuk po ndodh pasi lojtari nuk dëshiron ta humbasë të drejtën e pjesëmarrjes në Botërorin e Afrikë e Jugut 2010, kjo si arsye se trajneri i përfaqësues së tij do ta thërrasë sulmuesin në kombëtare, në qoftë se ai do të ketë vazhdimësi në lojën e tij.

Gjithashtu ai ka thënë se për këtë gjë ka folur dhe me drejtuesit e klubit të cilët e kanë inkurajuar lojtarin e i kanë dhënë atij besim të plotë nga ekipi.

r.b/NOA

KOMENTE