English

Mbishkrimi i vjedhur nga Aushvici rikthehet në muze

Varshavë, 21 janar - Shenja e vjedhur me mbishkrimin "Arbeit Macht Frei" apo "Puna të bën të lirë" nga ish-kampi nazist i Aushvicit, është kthyer në muze. Menjëherë pas vjedhjes, muzeu vendosi një kopje në hyrje të portës kryesore ku qëndronte mbishkrimi.

Zëdhënësi i muzeut tha se origjinali, të cilin vjedhësit e prenë në tri pjesë, nuk do të mund të riparohet për 65-vjetorin e çlirimit të kampit nga trupat sovjetike, më 27 janar, 1945. Mbishkrimi, i cili është simbol i mizorive të kryera në kamp, u vodh më 18 dhjetor dhe u zbulua disa ditë më vonë. Ndaj pesë polakëve dhe një ish-neonazisti suedez janë ngritur aktpadi për veprën kriminale. Polonia ka kërkuar ekstradimin e suedezit të dyshuar, transmeton RFE.

KOMENTE