English

Basha: Nesër do të nisi verifikimi i dëmeve që shkaktuan përmbytjet

Shkodër, 22 janar NOA - Nesër pritet të nisin verifikimet e dëmeve për shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet në rrethinat e Shkodrës.

Vendimi u mor sot gjatë një takimi ndërministror të mbajtur në Shkodër ku merrnin pjesë ministrat Basha, Ruli e Olldashi.

Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha deklaroi në takim se duke u nisur nga nesër do të nisi verifikimi i dëmeve për shtëpitë e dëmtuara të banorëve në Shkodër. "Kemi përcaktuar komisionet e dëmshpërblimeve të cilët do nisin punën që nesër për të vlerësuar dëmet shtëpi më shtëpi" tha Basha pas mbledhjes ndërministrore ndërsa u bëri thirrje banorëve të mos përdorin ujin e çezmave deri në përfundim të dezinfektimit të plotë të zonës. "U kërkoj banorëve të mos konsumojnë ujin e çezmave por të përdorin ujë të ambalazhuar që do tu shpërndahet nga emergjencat civile, deri në dezinfektimin e plotë të zonave të banuara. Do të vazhdojë groposja e bagëtive të ngordhura" u shpreh më tej Basha. k.k/NOA

KOMENTE