Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhunonte gruan, i shkakton abortin
English

Dhunonte gruan, i shkakton abortin

Ragusa, 22 Janar NOA - Arrestohet një 31 vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, i cili akuzohet se abuzonte dhunshëm ndaj gruas së tij, informon korrespondenti i NOA.

Me sa duket emigranti e rrihte rregullisht të shoqen duke i lënë asaj plagë mjaft të rënda në trup të cilat ajo detyrohej t'i mjekonte në spitalin e Ragusës.

Një ndër dëmet më të mëdha që ai i kishte shkaktuar gruas së tij ishte aborti i detyruar nga ai, pasi e kishte goditur atë me një shkelm në bark e shkaktuar kështu vdekjen e fëmijës, fakt ky që dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2003.

Për këto arsye 31 vjeçari shqiptar është arrestuar sot nga policia vendase, por i marrë në pyetje ai e ka kundërshtuar këtë gjë dhe pse gjithsesi, tashmë ndodhet nën arrest.

r.b/NOA

KOMENTE