English

Drejt derbit Milan-Inter

Milano, 22 Janar NOA - Është ndezur shumë atmosfera përpara derbit që do të zhvillohet në "Giusepe Meaza" ndërmjet Milanit dhe Interit ku të gjitha biletat e stadiumit tashmë kanë mbaruar.

"Do të fitojmë derbin e më pas kampionatin", - kanë qenë fjalët e Ronaldinhos i cili e ka motivuar shumë ekipin e tij kuq e zi dhe ndihet tepër i gatshëm për këtë supëersfidë. Ai po kalon një moment vërtet fantastik tek Milan dhe duket se po rikthehet në formën e tij optimale.

Në krahun tjetër për sa i përket Interit duket se për të mbështetur ekipin ka menduar ish tekniku i tyre, Roberto Mancini i cili ka thënë se Milan ka mundësi që të fitojë këtë ndeshje por për sa i përket titullit ai është shprehur se do të shkojë në drejtim të zikaltërve të Mourinjos.

Në ekipin e Milanit do të mungojë Zambrotta i cili nuk u rikuperua dot nga dëmtimi që po vuan ndërsa në dyshim është dhe Nesta i cili në qoftë se nuk do të jetë i pranishëm, do të përbëj një problem shumë serioz për teknikun brazilian Leonardo.

Në krahun tjetër Interi po shpreson në një rikthim të Eto's i cili është me përfaqësuesen e tij në Kupën e Afrikës. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm për të parë spektaklin që këto dy ekipe do të na dhurojnë në fushën e lojës.

r.b/NOA

KOMENTE