English

"Instikt", kapet i katërti i hashashit

Durrës, 24 Janar NOA - Seksioni i Luftës Kundër Drogës në Durrës regjistron operacionin e radhës kundër prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike dhe sot në kuadër të operacionit "Instikt" u bë arrestimi në flagrancë i një 50-vjeçari, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Nel Xeka, banues në Mafsheq Cudhi Krujë, u vu në pranga sot pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Mafsheq ku u gjet e sekuestrua sasia prej 12 kg e 600 gramë Cannabis Sativa, të cilën e kishte futur në një fuçi plastike 200 litërshe.

Vetëm gjatë operacioneve të regjistruara tre ditët e fundit nga struktura e Luftës Kundër Drogës së Qarkut Durrës është bërë sekuestrimi i sasisë prej 57,336 kg hashash.

a.a/e.r/NOA

KOMENTE