English

Filmi "Avatar" me fitime rekord, po ia kalon edhe "Titanikut"

Uashington, 25 janar, NOA - Filmi "Avatar" po surprizon industrinë amerikane të filmave për nga niveli i lartë i shikueshmërisë së tij si edhe shumës së madhe të parave që ka kapur për nga fitimet nëpër kinema. Madje thuhet sesi ai ka arritur të tejkalojë edhe fitimet e siguruara nga filmi tjetër me emrin "Titanik", i cili rrëmbeu gjithë botën me interesin për ta parë patjetër atë.

Sipas të dhënave të deritanishme, filmi "Avatar" ka përfituar në total deri tani 1 miliard e 288 milionë dollarë kundrejt 1 miliard e 242 milionë të siguruara nga "Titanik" e të mos harrojmë se ende ka një interes të lartë për shikueshmërinë e tij.

Ndërsa në SHBA dhe Kanada në javën që kaloi arriti që të fitojë shifrën e 358 milionë dollarëve.

Ndërkaq, ky film arriti të marrë edhe çmimin "Globi i Artë" për dramën më të mirë të realizuar me këtë rast.

n.e/NOA

KOMENTE