Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjaket derbi i Tiranës
English

Përgjaket derbi i Tiranës

Tiranë, 26 Janar NOA - Derbi i kryeqytetit përfundoi në gjakderdhje pasi një prej lojtarëve të Dinamos, Elis Bakaj, u plagos në një përleshje me grushte që erdhi si pasojë e "lumit" të kritikave për gjyqtarët, që në të vërtetë, arbitruan më shumë se dobët.

Ndeshja e vlefshme për Kampionatin e 71-të Kombëtar të Futbollit, u zhvillua mbrëmjen e së hënës në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" por ajo u shoqërua nga një dhunë e egër ku u përfshinë lojtarët, trajnerët dhe shumë tifozë.

Në pjesën e parë Dinamo shënon një gol me anë të Muzakës.

Incidentet u fokusuan në pjesën e dytë kur portieri Nallbani mori një karton të kuq që e nxirrte jashtë nga loja, si ndëshkim nga gjyqtari Bardhyl Pashaj, pse ai protestoi ndaj vendimeve të tij.

Pjesa e dytë ka vijuar me shënimin e golit të barazimit nga ana e Tiranës, por goli ishte nisja e një skenari edhe më të egër.

Goli tensionoi shumë situatën dhe Dinamo duke pasur dhe dy lojtarë më shumë se rivalët, nisën të luftonin fort për të kaluar në avantazh.

Disa minuta para se të përfundonte pjesa e dytë që në fakt zgjati gati 60 minuta, goli i dytë vjen, këtë herë nga Bakaj.

Mirëpo goli i Bakajt, u shoqërua me lumë ankesash të futbollistëve të Tiranës të cilët iu hakërryen gjyqtarit kryesor dhe dy anësorëve.

Në një moment tensioni të ndezur, kapiteni i bardhebluve Devi Muka qëllon me grusht Elis Bakajn, duke e mbuluar me gjak.

Këtu situata është bërë edhe më paradoksale, sepse gjyqtari Pashaj, ka dhënë edhe dy kartonë të kuq, një për Devi Mukën që qëlloi me grusht dhe një për Bakajn, i cili u përgjak nga Muka, duke u kërkuar atyre të dalin nga fusha e blertë.

Ndeshja u mbyll nën tension dhe në fund të saj, presidenti i Tiranës, Refik Halili tha se ditën pasardhëse, do t'i drejtohej Prokurorisë së Tiranës me një padi penale ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit duke e akuzuar për nxitje të dhunës nga gjyqtarët e vendosur prej saj.

"Sot mori fund futbolli. Federatë është e korruptuar. Do t'i çoj në prokurori që të nisin hetimet për këtë ndeshje", - tha Halili.

Kurse Alban Tafaj, trajneri i dytë sezonal i Tiranës, i cili pësoi humbjen e dytë personale në përballjen me Dinamon, foli i revoltuar pas ndeshjes:

"Ky ishte një përdhunim i futbollit. Ky është një turp shumë i madh, pasi Dinamo po favorizohet shumë hapur. Ata nuk meritojnë të shpallen kampionë", - theksoi Tafaj.

E tërë ndeshja është ndjekur nga tribuna kryesore e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, stafi i Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe.

e.r/NOA

KOMENTE