English

Plagoset në Fier shefi i krimeve të Lushnjës, policia gjen pistoletën por ende jo autorin

Fier, 25 janar, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fierit, ku nga një goditje me armë zjarri ka mbetur i plagosur shefi i Krimeve të Lushnjës, Altin Hadëri.

Sipas të dhënave paraprake nga burimet policore të Fierit për agjencinë e Lajmeve NOA, Hadëri rezulton i plagosur nga një plumb në bark, por për fat të mirë ai i ka shpëtuar vdekjes nga goditja.

Mësohet se ai aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, forcat policore bëjnë me dijeni se nuk e dinë ende identitetin e autorit të ngjarjes, por në vendngjarje ato kanë mundur të gjejnë armën e krimit, e cila rezulton të jetë një pistoletë.

Grupi hetimor menjëherë është vënë në punë për hetimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes së rëndë, në një kohë që policia është vënë në kërkim të autorit të saj.

Në një njoftim të saj paraprak thuhet se ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës që mbante Hadëri në krye të Krimeve të Lushnjës dhe se pistoleta ishte artizanale.

n.e/NOA

KOMENTE