Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Balla: Komisioni hetimor Parlamentar do të hetojë masakrën elektorale
English

PS, Balla: Komisioni hetimor Parlamentar do të hetojë masakrën elektorale

Tiranë, 25 janar NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla doli sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës reagoi për analizën e punës së Policisë së Shtetit.

Sipas Ballës, gjatë analizës së punës së policisë mungoi një analizë profesionale e elementëve që lidhen me sigurinë publike, intensifikimin e veprimtarive kriminale, rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, paaftësinë e bllokimit dhe parandalimit të kanaleve të trafikut të narkotikëve.

"Sot Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të jepnin arsyet se pse mungesa e rezultateve konkrete dhe të prekshme në luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar, kontrollit të integruar të kufijve po mbajnë peng vendim-marrjen e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë.

Partia Socialiste i kujton sot Sali Berishës se lufta kundër krimit të organizuar nuk duhet të ketë kompromise, ndërsa Sali Berisha duhet të sqarojë çdo lidhje me elementë kriminalë apo edhe të burgosur që morën lirinë në fushatën elektorale të qershorit dhe që u përdorën për të bërë presion dhe ndryshuar me forcë vullnetin e shqiptarëve" tha Balla i cili shtoi më tej se ngritja e komisionit hetimor parlamentar që do të hetojë masakrën elektorale, është e domosdoshme dhe për të zbardhur sa e përfshirë dhe bashkëpunuese ka qenë qeverisja dhe administrata e Sali Berishës me kriminelë të cilët u lëshuan si kope nga burgjet për të cenuar votat e shqiptarëve

k.k/NOA

KOMENTE