Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rifillimi i procesit kundër Albin Kurtit është politik
English

Rifillimi i procesit kundër Albin Kurtit është politik

Prishtinë, 25 Janar NOA - Misioni për Sundim të Ligjit i Bashkimit Europian (EULEX) më 15 shkurt 2010 do të rifillojë procesin gjyqësor kundër Albin Kurtit, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje!.

Kurti është mbajtur në burg dhe është gjykuar nga gjykatësit e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) prej shkurtit të vitit 2007 e deri në janar të vitit 2008 për shkak të demonstratës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! më 10 shkurt 2007 kundër Propozimit të ndërmjetësit Martti Ahtisaari, me ç'rast policia rumune e UNMIK-ut pati vra dy demonstrues, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si dhe pati plagosë, rëndë dhe lehtë 80 të tjerë.

Organizata prestigjioze ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Amnesty International, kanë deklaruar se demonstruesit më 10 shkurt 2007 kanë qenë paqësorë, por edhe kryeprokurori i OKB-së për këtë çështje ka deklaruar se policia e UNMIK-ut ka përdorë dhunë që ka mund të shmanget. Procesi gjyqësor kundër aktivistit Kurti qe ndërprerë meqenëse asnjë avokat vendor nuk pati pranuar ta mbrojë atë. Gjithashtu, Albin Kurti nuk ka pranuar mbrojtjen e asnjë avokati.

Kurse Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerëson se EULEX-i duhet të merret por nuk merret me policët rumunë të UNMIK-ut që kanë vra dy demonstrues paqësorë dhe plagosë 80 të tjerë dhe as me strukturat paralele të Serbisë në Kosovë që janë përfshirë në të gjitha aktivitetet kriminale.

Këto struktura, në shkurt të vitit 2000 vranë 13 shqiptarë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në praktikë e zbatuan spastrimin etnik duke i shpërngulur me dhunë mbi 13.000 shqiptarë dhe joserbë.

Gjykatat e EULEX-it duhet t'i dënojnë ata që vranë 16 serbë në fshatin Grackë të Lipjanit pas përfundimit të luftës dhe ata që e ngritën në ajër autobusin në Merdare. Duhet t'i zbulojnë dhe dënojnë ata që vranë pleq dhe plaka serbe, aktivistë politik etj.

Askush nuk është dënuar nga gjykatat e UNMIK-ut e duket askush nuk do të dënohet nga gjykatat e EULEX-it për krime lufte në Kosovë! Kush i dënoi ata që okupuan Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë dhe i kallën pikat doganore në veri të Kosovës?

Me ta duhet të merret EULEX-i. EULEX-i nuk po e lufton krimin e organizuar ndonëse është i rrethuar me te dhe ka informata të mjaftueshme si dhe mandat për ta bërë këtë! EULEX-i bashkëjeton me korrupsionin, për shkak të ruajtjes së situatës së sigurisë, duke e sakrifikuar ligjin i toleron të gjitha këto veprime kundërligjore! EULEX-i duhet ta ketë prioritet dekriminalizimin e politikës ndërkaq, duke mos i dënuar aferat korruptive, një numër të politikanëve tmerrësisht të korruptuar i mbron me imunitet!

Prandaj, KMDLNj është i mendimit se rifillimi i procesit gjyqësor kundër Albin Kurtit është politik dhe i nxitur nga frika e eskalimit të situatës si pasojë e varfërisë së thellë të qytetarëve në njërën anë dhe korrupsionit marramendës të politikanëve vendorë dhe ndërkombëtarë, në anën tjetër!

KMDLNj thotë se nuk e kundërshton gjykimin e Albin Kurtit sepse në këtë mënyrë përfundimisht do të lakuriqohet "drejtësia" ndërkombëtare në Kosovë dhe do të aktualizohet krimi i policëve rumunë të UNMIK-ut si dhe urdhërdhënësit e tyre, vendorë dhe ndërkombëtarë.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE