Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafik droge në Itali, prangoset Armand Duka
English

Trafik droge në Itali, prangoset Armand Duka

Casalbordino, 25 Janar NOA - Ka ardhur një arrestim për dy shqiptarë në Casalbordino të Italisë pasi policia i ndiqte prej kohësh dy të dyshuarit për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet ajrit me linjat e avionëve Shqipëri-Itali.

Bëhet fjalë pikërisht për shtetasit Armand Duka, 32 vjeç dhe Genc Doda, 28 vjeç ku të dy ishin me dokumente të falsifikuara dhe nuk kishin leje-qëndrim të rregullt në shtetin italian, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Sipas burimeve policore lokale, të dyshuarit transportonin lëndë narkotike të tipit heroinë dhe kokainë e cila e kishte origjinën e saj nga Shqipëria ku më pas transportohej në Itali nëpërmjet avionëve në aeroportet e "Lombardi di Orio" dhe "Malpensa".

Për momentin, shqiptarëve iu gjendën tre karta identiteti të falsifikuara me të cilat ata kishin identitete të rreme dhe lëviznin të lirë në Itali.

Tashmë të dy shqiptarët ndodhen të arrestuar në burgun e "Torre Sinello" dhe për to do të zhvillohet procesi nga autoritetet gjykuese.

r.b/NOA

KOMENTE