English

Dimri polar, shtohen viktimat në Evropë

Tiranë, 26 janar - Temperaturat e ulëta në Evropën Lindore dhe juglindore kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve, raportojnë mediat lokale në këto vende. Gjatë natës, shkalla e termometrit ra në minus 35 gradë Celsius në Rumani, ku autoritetet thonë se 22 vdekje janë pasojë e të ftohtit.

Bjellorusi, 10 të pastrehë kanë ngrirë për vdekje në kryeqytetin Minsk prej fillimit të janarit. Ndërkohë, policia në Poloni tha se 11 njerëz kanë vdekur nga i ftohti vetëm gjatë fundjavës. Bullgaria dhe Turqia gjithashtu po përballen me vështirësi për t'i mbrojtur qytetarët e vet nga vala ekstreme e të ftohtit.

KOMENTE