Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Saldatorin e zë korrenti ndërsa punonte në punishten e hekurit, nuk arrin të shpëtojë
English

Saldatorin e zë korrenti ndërsa punonte në punishten e hekurit, nuk arrin të shpëtojë

Shkodër, 26 janar, NOA - Një 40-vjeçar nga Barbullushi i Shkodrës mësohet të jetë ndarë nga jeta pasi ka rënë në kontakt direkt me energjinë elektrike.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Shkodrës, sipas të cilave viktima është Ilir Faslija, banues në Barbullush, i cili megjithë ndihmën e dhënë ka humbur jetën në spital pas këtij aksidenti.

Bëhet me dijeni ndër të tjera se ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por nuk ka arritur që të shpëtojë dot jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe nga kqyrja e vendin te ngjarjes rezultoi se aksidenti me pasojën e vdekjes ka ndodhur në një punishte hekuri, e cila ndodhej brenda territorit të banesës së viktimës, ku ai punonte si saldator e për pasojë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Në momentin e ngjarjes aty pranë nuk ka qenë i pranishëm asnjë person, ndërsa materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

n.e/NOA

KOMENTE