English

Shumaker mund të vazhdojë edhe pas tre vjetësh

Berlin, 28 Janar NOA - Piloti gjerman i Formula 1 Michael Schumacher është rikthyer bindshëm në këtë sport dhe ai ka thënë si ishte pikërisht Ross Brawn, ai që ia ka mbushur mendjen pilotit për këtë vendim.

Ai ka deklaruar se oferta tre vjeçare që i ka ofruar skuderia e tij nuk ishte ajo çka priste dhe ka shtuar se kjo nuk do të thotë se pas tre vjetësh ai do ta lërë këtë sport.

Një deklaratë mjaft e bukur kjo nga piloti gjerman për të gjithë fansat e tij dhe për vetë kampionatin e Formula 1 ku një qëndrim i tij do ta bënte atë një sfidë të vërtetë për të gjithë garuesit pasi kujtojmë që Schumacher mbetet gjithnjë piloti numër 1 i këtij sporti.

Krahas saj Michael do të jetë dhe motivuesi kryesor i përfaqësueses Gjermane këtë vit në botërorin e Afrikës së Jugut.

r.b/NOA

KOMENTE