English

Tenis, Ferder në Gjysmëfinale, Williams kthehet në shtëpi

Melburn, 28 janar NOA - Ka ardhur kualifikimi në Australian Open për tenistin numër 1 në botë, zviceranin Roger Federer. Në çerek finalet e këtij evenimenti ai u përball me rusin Nikolai Davidenko ku arriti ta mundte atë.

Për Federer gjërat nuk nisën mirë pasi në setin e parë ai mund 6 me 2 nga rusi por më pas arriti të rikuperonte madje duke e kthyer rezultatin në favor të tij. Me këtë fitore ai shkon për të 23 herë në gjysmëfinalet e këtij evenimenti.

Për sa i përket femrave gjërat kanë shkuar ndryshe për tenisten amerikane Venus Williams e cila është eliminuar nga ky eveniment nga tenistja me origjinë kineze Li.

Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje ka qenë 2-6, 7-6, 7-5 në favor të Li.

Por familjes Williams i jepet mundësi për t'u hakmarrë për këtë rezultat pasi në gjysmëfinalet, kinezja do të përballet pikërisht me motrën e Venus, Serenën e cila do të kërkojë një rezultat pozitiv në këtë sfidë.

r.b/NOA

KOMENTE