English

Tiranë, arrestohen tre persona, vodhën një makinë dhe e shitën me pjesë

Tiranë, 27 janar NOA - Tre persona janë arrestuar dje nga policia pasi akuzohen se kanë vjedhur, fshehur dhe më pas kanë shitur për pjesë këmbimi një automjet.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.2, arrestuan dje 26-vjeçari Lulzim Ajazi, i dënuar më parë për shitje lëndësh narkotike, 21-vjeçarin Erjon Qelibari, i dënuar më parë për vjedhje, dhe 38-vjeçarin Adnand Berami, i dënuar më parë për vjedhje dhe moskallëzim krimi. Burime nga policia thanë se nga puna hetimore e kryer ka rezultuar se tre të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së një automjeti në rrugën "Jordan Misja" në Tiranë, mjet të cilin më pas e kanë fshehur, tjetërsuar dhe shitur me pjesë në një servil, pronë e shtetasit Adnand Berami.

Sipas policisë u krye sekuestrimi i të gjitha provave dhe sendeve materiale të gjetura në servisin e këtij Beramit.

Materialet e përpiluara në ngarkim të tre personave i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të "Vjedhjes" në bashkëpunim.

k.k/NOA

KOMENTE