English

BKD: Skena e PS në KiE, vetëm për përfitim politik

Tiranë, 28 janar, NOA - Partia Balli Kombëtar Demokrat e ka vlerësuar si shqetësuese sjelljen e Partisë Socialiste në lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Përmes një deklarate për shtyp të kryetarit të saj, Artur Roshi, kjo parti ka bërë me dije qëndrimin e saj se është kundër koncepteve të së shkuarës që ka zgjedhur opozita. "Letra e opozitës ndaj KiE-së, është në konceptin e letrave anonime të sistemit të shkuar. Por letra e internacionalistëve shqiptarë ka ndryshuar drejtim, pasi dikur shkonin drejt Moskës dhe tani drejt Strasburgut, duke patur si vijueshmëri të tyre efektin kundër interesave të Shqipërisë", citohet në deklaratën e PKD-së.

Sipas Roshit, ata mendojnë se kështu do të përfitojnë politikisht në vend, por në fakt ata humbin, sepse s'ka shqiptar që do ta përgëzonte një forcë politike që punon vetëm për të diskredituar Shqipërinë.

"PBKD ka qenë gjithmonë e mendimit se të gjitha ngarkesat negative të politikës së ditës e kanë burimin te mendësia komuniste ende në aktivitet politik", përfundon deklarata në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE