Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pr/ligji për mosdiskriminimin, OJF s'pranon si mbrojtës Avokatin e Popullit
English

Pr/ligji për mosdiskriminimin, OJF s'pranon si mbrojtës Avokatin e Popullit

Tiranë, 28 janar NOA - Projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi ka kundërvënë mes tyre, shoqërinë civile si hartuese e tij dhe institucionin e Avokatit të Popullit.

Kjo e fundit ka kërkuar në mbledhjen e sotme të komisionit kuvendor për çështjet sociale që të marrë kompetencat e mbrojtësit të personave që ndjejnë se janë diskriminuar, sipas kategorive të përcaktuara në draftin ligjor.

Në fjalën e tij, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani e ka cilësuar si shpenzim të tepërt rolin e komisionerit të përcaktuar në draftin ligjor, sipas të cilit, ai do të drejtojë një institucion të veçantë e të pavarur.

"Nuk besoj se shteti shqiptar ka aq para sa të paguaj njerëz dhe të ngrejë institucione kur dihet se ka pak punë në drejtim të ankesave për diskriminim. Ne propozojmë që kjo kompetencë të na kalojë neve natyrisht kjo kërkon një ndryshim në ligjin për funksionimin dhe rolin e institucionit të Avokatit të Popullit", u shpreh Dobjani.

Kjo ka shkaktuar reagim te shoqëria civile. Drejtuesi i qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Altin Azizaj, e ka cilësuar propozimin si një protofol më shumë e natyrisht një interes financiar i avokatit të popullit.

Azizaj u ka tërhequr vëmendjen deputetëve të vlerësojnë rolin e komisionerit, pasi ky është përcaktuar dhe në direktivat e Bashkimit Evropian si një kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane.

Ndryshe nga diskutimet e tjera për këtë projektligj, në mbledhjen e sotme ishin pjesëmarrës dy anëtarët e komisioneve , ai i integrimit dhe komisioni kuvendor për çështjet sociale. Komisioni vendosi që ditën e hënë të shqyrtojë nen për nen draftin ligjor për mbrojtjen nga diskriminimi.

b.m/NOA

KOMENTE