English

Rusi, statuja e Leninit shitet për 35 mijë euro

Voronezh, Rusi, 28 Janar NOA - Qyteti Voronezh në Rusinë jugore ka nxjerrë në shitje statujën e bronztë të Vladimir Leninit në mungesë fondesh për restaurimin e saj.

Statuja e Leninit që shihni në foto, peshon 14 tonë, dhe ka 60 vjet që qëndron në sheshin kryesor të qytetit, por në "pronësi" të qytetit që duhet të merret me mirëmbajtjen e saj.

Tani ajo po kërkon një blerës që mund të përballojë restaurimet e nevojshme, për 1.5 milionë rubla (rreth 35.000 euro).

a.k/NOA

KOMENTE