Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Talebanët: Konferenca e Londrës humbje kohe
English

Talebanët: Konferenca e Londrës "humbje kohe"

Kabul, 28 Janar NOA - Konferenca ndërkombëtare e Londrës në Afganistan, e cila mbahet nesër sipas një deklarate të lëshuar nga talibanët është një "humbje kohe". Guerilasit talibanë kanë përsëritur se nuk kanë ndër mend të negociojnë para tërheqjes së forcave ndërkombëtare.

"Janë mbajtur shumë konferenca të ngjashme, por asnjë nuk ka zgjidhur problemet në Afganistan: e njëjta gjë do të jetë dhe kjo e Londrës", - thuhet në deklaratë.

Zgjidhja e vetme, - përfundon deklarata, - është "largimi i menjëhershëm i të gjitha trupave pushtuese".

Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdojnë tentativat për të gjetur një zgjidhje diplomatike politike të konfliktit.

Përfaqësuesi Special i Shtëpisë së Bardhë në Afganistan dhe Pakistan, Richard Holbrooke, në prag të Konferencës së Londrës deklaroi se SHBA mbështet planin e "riintegrimit" përgatitur nga qeveria e presidentin afgan Hamid Karzai.

Karzai do të paraqesë nesër detajet e planit, drejtuar të gjithë atyre që nuk mbështesin militantët e Al Kaidës.

a.k/e.r/NOA

KOMENTE