Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në autostradën Rrëshen-Kalimash, vdes 35-vjeçari
English

Aksident në autostradën Rrëshen-Kalimash, vdes 35-vjeçari

Rrëshen, 29 janar NOA - Aksidentohet për vdekje në autostradën Rrëshen-Kalimash, një 35-vjeçar.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në autostradën Rrëshen-Kalimash, në vendin e quajtur fshati Shëngjin, kur një mjet tip-Benz që drejtohej nga 30-vjeçari Ndue Biba, banues në Fanë-Mirditë, ka dalë nga rruga.

Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit i cili ka marrë përpara kalimtarin Anton Boçi 35-vjeç banues në Fanë-Mirditë.

Për pasojë 35-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Policia bëri të ditur se dëmtime të rënda ka marrë dhe drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin Rrëshen.

k.k/NOA

KOMENTE