Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Austria dhe Shqipëria firmosin një memorandum për vizat
English

Austria dhe Shqipëria firmosin një memorandum për vizat

Vjenë, 29 janar, NOA - Mbështetja për liberalizimin e vizave dhe perspektivën europiane të Shqipërisë janë bërë pjesë e një memorandumi mirëkuptimi, nënshkruar në Vjenë mes Shqipërisë dhe Austrisë. Konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA se memorandumi i mirëkuptimit lidhur me forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë së brendshme u nënshkrua nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe homologia austriake Maria Fekter. Nga ana tjetër, Basha dhe Fekter nënshkruan gjithashtu edhe një marrëveshje mes dy vendeve tona mbi ndihmën e ndërsjelltë në rast të katastrofave dhe fatkeqësive të mëdha. Në këtë kontekst, Basha shprehu edhe falënderimin për ndihmën e qeverisë austriake për përballimin e emergjencës civile të shkaktuar nga përmbytjet natyrore në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.

Por ministri i Brendshëm gjatë takimit me homologen e tij austriake e informoi atë edhe mbi progresin e Shqipërisë në fushën e sigurisë së dokumentave, duke sjellë ndërkohë në vëmendje dhe duke falënderuar qeverinë austriake për ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme të dhënë në këtë drejtim.

Basha theksoi se rreth 460 mijë aplikime të deritanishme dhe standartet më të larta ndërkombëtare që zotërojnë pasaportat biometrike shqiptare, janë tregues të qartë se Shqipëria është në pozita më të konsoliduara se të gjithë vendet e rajonit, përfshirë vendet që përfituan liberalizimin e vizave me BE fundvitin e kaluar, në fushën e pajisjes së qytetarëve me dokumente të sigurta.

Ndërsa ministrja Fekter e cilësoi të suksesshëm përparimin e Shqipërisë në lëmin e përmbushjes së kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

"Shqipëria ka bërë shumë përparime në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave. Ekipet e ekspertëve janë të bindur dhe kanë vlerësuar suksesin e vendit tuaj lidhur me sigurinë e dokumenteve, e konkretisht me procesin e pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike. Unë jam e bindur se ky sukses i arritur do të vlerësohet dhe shqiptarët do të lëvizin shumë shpejt pa viza", deklaroi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE