Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha pret drejtues të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë për Pavarësinë e Kroacisë
English

Berisha pret drejtues të Shoqatës së Luftëtarëve Shqiptarë për Pavarësinë e Kroacisë

Tiranë, 29 janar NOA - Kryeministri, Salu Berisha priti sot në takim drejtues të Shoqatës të Luftëtarëve Shqiptarë për Pavarësinë e Kroacisë.

Shoqata, e krijuar një vit më parë në Kroaci, është një organizatë që, në radhë të parë, ka për qëllim të vlerësojë bilancin e kontributit dhe gjakut të dëshmorëve shqiptarë në betejat e përbashkëta me popullin kroat për pavarësinë e Kroacisë.

Ajo do të krijojë mundësinë që trupat e luftëtarëve shqiptarë të prehen të qetë pranë të afërmeve të tyre në Kosovë dhe ngado, ku ata kanë familjet e tyre. Shoqata është gjithashtu një urë miqësie midis dy popujve, atij shqiptar dhe kroat.

Kontributi i luftëtarëve shqiptarë konsiston në flijimin e 77 dëshmorëve, 450 të dëmtuarve invalidë dhe përbëhej prej 2300 luftëtarë dhe 250 oficerë dhe nënoficerë.

Kryeministri Berisha, duke vlerësuar sakrificat dhe angazhimin e tyre në një luftë të drejtë, theksoi se betejat e ushtrisë së organizuar kroate përbëjnë preludin e përpjekjes së një lufte, e cila do të pasohej me vendosjen e faktorëve të rinj të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. "Jam ndjerë gjithmonë krenar për ju, kur të gjithë udhëheqësit kroatë më kanë shprehur konsideratat, simpatinë dhe obligimin më të thellë për ju dhe bashkëluftëtaret tuaj" u shpreh Kryeministri.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha bëri edhe një paraqitje të zhvillimeve në Shqipëri, duke i vlerësuar ato shumë pozitive.

"Ne, ia kemi dalë të përballojmë me sukses pasojat e krizës financiare botërore, kemi realizuar zgjedhjet më të mirë deri më sot dhe po ecim të sigurt drejt liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit me Bashkimin Europian, pavarësisht ngërçit të një pjese të lidershipit të opozitës, të cilët njohin rezultatin e zgjedhjeve dhe ndërkohë bojkotojnë parlamentin" tha Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE