English

Berisha: Topi negociator për bojkotin, s'kam paragjykime. Ulem dhe me Ramën

Kufiri me Greqinë do ecë përpara

"Topi negociator, s'kam paragjykime"

Berisha: Bojkotin nuk e do Evropa

Tiranë, 29 janar, NOA Update - "Nëse presidenti i Republikës e gjykon se mund të bindë z. Rama për t'u përshtatur me rregullat themelore të shtetit ligjor, siç është respektimi i vendimit të gjykatave për zgjedhjet, është i mirëpritur të ketë negociator mes nesh".

Kështu ka pohuar kryeministri Berisha gjatë konferencës së tij për shtyp, duke pohuar se është gati të ulet që nesër edhe me Ramën në tryezë për negocim mbi zgjidhjen e krizës.

"Unë nuk refuzoj asnjë negociator, cilido qoftë ai, pasi interesi i vendit është që opozita të hyjë në parlament", tha ai duke iu referuar konkretisht presidentit Topi si kandidaturë për të qenë në mes të zgjidhjes së krizës politike.

"Por kam konstatuar që asnjë nuk ka pranuar kurrë që të pranojë rinumërimin e votave dhe shqyrtimin politik të vendimit të gjykatave dhe është vërtetetuar se kjo është e papranueshme", tha më pas ai.

Në fund, Berisha shtoi se "si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Topi ka deklaruar se nuk mund të konceptojë të merret me vendimin e gjykatave", duke nënkuptuar në këtë mënyrë se ai është krah tij në këtë sipërmarrje politike.

n.e/NOA Më shumë: Kryeministri: Marrëveshja e Ujërave me Greqinë, do ecë para

Berisha: Topi negociator për bojkotin, s'kam paragjykime. Ulem dhe me Ramën

Berisha Ramës: Bojkoti nuk pranohet, e thanë dhe miqtë e tu evropianë

KOMENTE