English

Delegacioni i KE: Kosova ka ende sfida para

Prishtinë, 29 janar, NOA - Anëtarët e një delegacioni të Këshillit të Evropës të udhëhequr nga shefi i zyrës së KE-së në Prishtinë, kanë deklaruar gjatë një takimi që kanë zhvilluar me zv/kryeministrin Hajredin Kuçi se Kosova ka ende detyrime që duhet të përmbushë sa i përket procesit të liberalizimit të vizave. Sipas tyre, është fakt se është arritur progres i ndjeshëm, megjithatë mbeten ende sfida me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet dhe t'i zgjidhë ato.

Një koordinim më i mirë ndërministror, menaxhimi i integruar i kufijve si dhe disa çështje tjera, janë sipas ekspertëve të Këshillit të Evropës kushtet kryesore për t'u përmbushur nga Kosova. "Një gjyqësor funksional i pavarur është prioritet për qeverinë", tha nga ana e tij zëvendës/kryeministri Kuçi, duke shtuar se qeveria e Kosovës po angazhohet maksimalisht në këtë drejtim, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë e organeve të drejtësisë. n.e/NOA

KOMENTE