Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabisnin çanta grash në rrugë, arrestohen
English

Grabisnin çanta grash në rrugë, arrestohen

Tiranë, 29 janar, NOA - Katër persona janë ndaluar nga forcat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet të jenë autorë në bashkëpunim të grabitjeve për çantat e disa grave në rrugët e kryeqytetit.

Lajmi i konfirmuar zyrtarisht për agjencinë e Lajmeve NOA saktëson se të ndaluarit Franc Çuedari, 19 vjeç, lindur e banues në Allias, i dënuar edhe më parë për vjedhje me 6 muaj burg; Bledi Larti, 19 vjec, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me 10 muaj burg; R.H, 17 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe personi tjetër me inicialet A.D, 24 vjeç, me banim në Tiranë që do ndiqet në hetim të lirë.

Këto shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar vjedhjen në 13 janar 2010, në rrugën "Ali Visha" të çantës së dorës së një gruaje, duke i marrë sende personale dhe një aparat celular të markës "Samsung".

Ndërsa në datën 7 janar në rrugën "Budi", i kanë vjedhur çantën e dorës një gruaje tjetër duke i marrë prej saj një shumë prej 4000 lekë dhe disa sende personale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti motor me të cilin dyshohet se kanë kryer vjedhjet e lartpërmendura, ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e të tjera vjedhjeve të realizuara nga këta persona.

Ndërkohë që materialet në ngarkim të tyre do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për vepren penale të "Vjedhjes në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE