Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra e Devollit, zbulohen të dhëna për autorin e dyshuar
English

Masakra e Devollit, zbulohen të dhëna për autorin e dyshuar

Edhe policia greke në aksion

Kush është autori i dyshuar

Pista kryesore për vrasjen

Krujë, 29 Janar NOA/Ardian Bushi - Vrasja në Korçë, ka alarmuar edhe polcinë e Krujës e cila pas informacioneve të marra ka mësuar se autori i krimit të dyshuar për vrasjen në Vidohovë është Besim Karaj nga fshati Thumanë i Krujës, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Të dhënat operarive të policisë së Krujës zbardhin për NOA se Besim Karaj sipas familjarëve të tij të pyetur ka një javë që së bashku me bashkëshorten e tij është nisur për në Greqi, ku emigron prej më shumë se dhjetë vitesh.

Ndërkohë që para një jave ai ka qenë në Thumanë të Krujës dhe nuk ka patur asnjë problem me bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve policore mësohet se edhe burimet operative të kësaj policie kanë arritur në të njetën version, duke vërtetuar fjalën që kanë treguar familjarët e tij të cilët janë marrë në pyetje ku Besimi së bashku me bashkëshorten kanë qenë në Thumanë.

Ndërsa prindërit e bashkëshortes, Besim Karaj i ka në Devoll të Korçës.

Sidoqoftë shprehen burime policore aktualisht të gjitha rrugët hyrëse për në Thumanë dhe fshtrat përreth janë duke u mbajtur nën mbikqyerje nga ana e polcisë, për të bërë të mundur nëse Karaj tashmë i shpallur në kërkim do kthehet në banesën e tij apo jo.

Policia bëri të ditur gjithashtu se akoma nuk është kryer kontrolli në banesë i Besim Karajt, por po mbajnë nën mbikëqyrje banesën në pritje të përforcimeve nga RENEA. Ndërkohë burime zyrtare të policisë së Krujës bëjnë të ditur për NOA se Besim Karaj është kontigjentë i policisë dhe ka qenë njeri me probleme në Thumanë.

Të njëtat burime shperhen se familjarët e tij kanë pohuar se ai nuk ka qenë i ndarë me gruan e tij, të paktën deri para një jave kur edhe ai ka qenë me të në Thumanë të Krujës. Ndërkaq, pritet që në doganën në Korçë policia të vërtetojë thënjet e familjarëve të tij nëse Besimi ka kaluar kufirin apo jo pas largimit nga Thumana një javë më parë.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE