Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra në Devoll, policia identifikon autorin e dyshuar
English

Masakra në Devoll, policia identifikon autorin e dyshuar

Pista e vrasjes së djemve të Mullirit

Devoll, 29 janar NOA/UPDATE - Policia ka identifikuar vetëm pak minuta më parë autorin e dyshuar të vrasjes së tre vëllezërve në fshatin Vidohov në Devoll.

Forca të shumta policie të mbërritura edhe nga Tirana janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar Besim Karaj i cili sipas policisë është ende i armatosur dhe përbën rrezikshmëri.

Policia deklaroi se Karaji është parë nga banorët e fshatit me armë në dorë dhe ka qëlluar në fshat edhe pas vrasjes së tre vëllezërve Taulant, Xhiljan dhe Eldi Mulliri mesditën e sotme.

Ende nuk është e verifikuar zyrtarisht nëse Besim Karaj është autori i kësaj masakre por aktualisht forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Sipas policisë nëse autori i vërtetë i vrasjes së tre fishtë është Besim Karaj, atëherë hidhen dyshimet se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie pasi dyshohet se njëri prej vëllezërve të vrarë kishte një lidhje intime me një grua të martuar.

Megjithatë policia sqaron se mbetet për tu verifikuar ky motiv pasi edhe pista tjetër është ende nën hetim ajo e vrasjes për hakmarrje pasi nëna e viktimave, Liljana Mulliri 7 vite më parë masakroi dhe hodhi në pus nipin e të dashurit të saj.

Ndërkohë forca të shumta policie janë nisur drejt kufirit pasi autori i dyshuar po tenton të kalojë kufirin.

k.k/NOA

KOMENTE